Aliu: Çlirimtarët do të triumfojnë sërish si Heronjë

Aliu: Çlirimtarët do të triumfojnë sërish si Heronjë

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, pas dorëheqjes nga pozita e Kryeministrit, Ramush Haradinjat, përmes një deklarate ka falënderuar Haradinajn për punën e tij. Faleminderit që për aq shumë herë dëshmove veten se për Kosovën, nuk janë sfiduese, sakrificat personale e familjare!, ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu

Kryeministër Haradinaj!

Faleminderit që për aq shumë herë dëshmove veten se për Kosovën, nuk janë sfiduese, sakrificat personale e familjare!

Faleminderit që Kosovës i dhe forcën e krenarinë, dinjitetin e respektin, si në luftë si në paqe!

Faleminderit që Ferizajt, Qeveria jote iu gjend si vëllai i madh në çdo kërkesë e sfidë, për t’i kapërcyer bashkë, si asnjëherë më parë në historinë e pasluftës. Ne nuk njohëm JO nga ju, por mbështetjen e mirëkuptimin tuaj gjithmonë!

Lotët tu janë trumfi i disahershëm i drejtësisë dhe pastërtisë së luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëndro Kosovë, çlirimtarët do të triumfojnë sërish si Heronjë!

Autor: RTKlive