Zyrtare: Pefqeli prezantohet te Llapi

Zyrtare: Pefqeli prezantohet te Llapi

Sot gjatë ditës konfirmoi largimin nga FC Prishtina, por nuk ka vonuar shumë dhe Mërgim Pefqeli është bërë më klub të ri.

Pefqeli është zyrtarizuar te skuadra e KF Llapit. Ai me skuadrën e Tahir Batatinës ka firmosur kontratë një vjeçare.

FC Llapi përmes një njoftimi, ka prezantuar Mërgim Pefqelin.

Ky është njoftimi i Llapit:

Zyrtare: Super-mesfushori Mergim Pefqeli zgjedh ngjyrat bardhekaltër të Llapit

Podujevë, 19 korrik 2019 – Mergim Pefqeli është edhe zyrtarisht futbollist i Llapit. Pefqeli që sezonin e fundit ishte pjesë e Prishtinës sot ka kryer prezantimin e tij me fanellën e Llapit që do ta veshë në stinorin e ri. Kontrata e nënshkruar me Mergim Pefqelin është 1 vjeçare

Mergim Pefqeli, 25 vjeç, i lindur më 25.11.1993 në Prishtinë është mesfushor që luan në të gjithë krahët dhe pozicionet. Pefqeli përveç instiktit që ka për gol, ai njihet edhe për mençurinë dhe qetësinë para portës ku ka arritur të realizoj disa gola vendimtar për skuadrat e tij të mëparshme. Ka luajtur për Ramiz Sadikun, Fushë Kosovën, Trepçën, Hajvalinë, Trepçën ’89 dhe së fundmi për Prishtinën.