“Modric perfekt për Milanin, por…”

“Modric perfekt për Milanin, por…”

Paolo Maldini këmbëngul se Luka Modric do të ishte perfekt për Milanin, por se ‘Rossonerët’ nuk kanë bërë asnjëherë ofertë për të.

Në mediet është raportuar se Milan do të hidhet në treg për Luka Modric, nëse ky i fundit vendoset në treg nga Real Madrid.

“Ne kurrë nuk kemi negociuar për Modricin, por e kemi thënë me Giampaolo: ky klub po kërkon lojtarë të mirë dhe disa me përvojë”, ka deklaruar Maldini, përcjell lajmi.net.

“Rritja e lojtarëve të rinj zhvillohet përmes pranisë së lojtarëve të rinj”.

“Modric do të ishte i përsosur për këtu, por kurrë nuk kemi negociuar për të”.