UEFA ndëshkon Bullgarinë dhe Rumaninë për ‘racizmin’ e tifozëve

UEFA ndëshkon Bullgarinë dhe Rumaninë për ‘racizmin’ e tifozëve

Bullgaria do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj kombëtar në ndeshjet kundër Anglisë dhe Republikës Çeke, të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit për shkak të racizmit.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka lëshuar urdhrin të premten, duke thënë se tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste gjatë ndeshjeve me Çekinë dhe me Kosovën, muajin e kaluar.

Bullgaria do të jetë nikoqire e ndeshjes me Anglinë më 14 tetor dhe me Republikën Çeke më 17 nëntor.

Rumania po ashtu është urdhëruar të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj për një ndeshje të moshave nën 21 vjeç, pasi UEFA ka konstatuar se tifozët e saj kanë bërë sjellje raciste gjatë një ndeshjeje muajin e kaluar.

Një tjetër rast racizmi kundër Letonisë është hodhur poshtë.