Zidane “thumbon” Simeonen

Zidane “thumbon” Simeonen

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, ka vlerësuar homologun e tij tek Atletico Madrid-i, Diego Simeonen.

Francezi mendon se argjentinasi është më i aftë si trajner se sa ishte si lojtar.

“Si trajner është më i mirë se sa si lojtar. Si lojtar ishte një futbollist i ekipit, ndërsa si trajner është udhëheqës dhe punon shumë mirë. Ai është një trajner me shumë karakter dhe shumë dëshirë për t’i bërë gjërat”, – komenton tekniku i “Galaktikëve”, transmeton Alo.

Real Madridi do të luajë një miqësore me Atletico Madrid-in në New York më 26 ose më 27 korrik.

Tekniku shprehet se do të jetë një ndeshje e bukur për tifozët dhe të dy klubet duhet të tregojnë një imazh të bukur të kryeqytetit spanjoll.