Emery: Me duhet një lojtar anglez si kapiten

Emery: Me duhet një lojtar anglez si kapiten

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e ka pranuar që dëshiron një lojtar anglez për të hyrë në grupin e kapitenëve.

Pas Petr Cech dhe Aaron Ramsey me shumë mundësi edhe Laurent Koscienly do të largohet duke i hapur rrugë të tjerëve për të marrë shiritin.   

“Dua një lojtar anglez për të hyrë në grupin e pesë kapitenëve. Vitin e kaluar Xhaka, Mesut dhe Naco ishin aty, por pas largimit të Ramsey, Cech dhe mundësisë së madhe të largimit të Koscienly me duhen disa të tjerë. Dua lojtarë të akademisë që mund të luajnë rolin e kapitenit, të cilët mund të jenë një shembull në fushë, karakter dhe komunikim me trajnerin dhe lojtarët e tjerë”, deklaroi ai.