Vertonghen mund të largohet nga Tottenhami

Vertonghen mund të largohet nga Tottenhami

Qendërmbrojtësi i Tottenhamit, Jan Vertonghen ia ka hapur derën mundësisë së largimit nga Tottenhami pas sezonit të ardhshëm.

Veterani është në ekipin e Tottenahmit që prej vitit 2012. Ai nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, sidomos pasi Tottenhami është duke kërkuar disa qendërmbrojtës.

“Kam një vit në kontratë, do shohim çfarë do të ndodh, me pëlqen të jem këtu. Ndihem mirë me trajnerin ai po më mbështet dhe po më bën me të fortë. Për momentin është klubi më i mirë për të luajtur”, deklaroi ai.