Pereira: Mund ta zëvendësojë Herreren

Pereira: Mund ta zëvendësojë Herreren

Ylli i Manchester United, Andreas Pereira insiston që mund ta zëvendësojë Ander Herreren te ekipi i “Djajve të kuq”.

Braziliani tash do të luajë në ekipin e parë pasi ish-mesfushori i United, Ander Herrera u transferua te gjiganti francez, PSG.

I pyetur se a mund ta zëvendëson Herreren ai tha “po këtë gjë do mundohem ta bëjë. Me mundësinë që më dha trajneri, stafi dhe me kontratën e re pres të luaj në çdo lojë. Jam shumë krenar, do mundohem t’i tregoj trajnerit se çfarë mund të bëj”, deklaroi ai.