“Faraoni gati të marrë fronin”, The Reds gati kontratën e re për Salah

“Faraoni gati të marrë fronin”, The Reds gati kontratën e re për Salah

Pasi fitoi Ligën e Kampionëve këtë sezon, Liverpooli nuk ka ndërmend të bëjë ndërhyrje të mëdha në merkato, sepse drejtuesit e klubit kanë prioritet të “blindojnë” yjet e skuadrës me kontrata të reja.

I pari në listë është Muhamed Salah, i cili po përgatitet të nisë sezonin e tretë me “The reds”, teksa ka refuzuar disa oferta për t’u larguar.

Drejtuesit e Liverpoolit po programojnë ta bëjnë “Faraonin”, futbollistin më të paguar të Premier Leagues, me një rrogë prej rreth 25 milionë eurosh në sezon, në këmbim të zgjatjes së kontratës për 5 sezonet e ardhshme.

Aktualisht Salah është ende me pushime dhe pritet të vihet në dispozicion të Jurgen Klopp në fund të muajit, kokë kur do të kalojë edhe nga zyrat e klubit, për të folur për kontratën e re.

Marrëveshja aktuale mes Salah dhe Liverpool është e vlefshme deri në verën e vitit 2023, por “the reds” kanë plan ta zgjasin edhe për një vit tjetër, duke përfshirë edhe një klauzolë të lartë për prishjen e kontratës, transmeton SS.

Salah u transferua te Liverpooli në verën e 2017-ës dhe në 74 ndeshje në Premier League, ka arritur të shënojë 54 gola, teksa për të kanë shfaqur interes të vazhdueshëm Barcelona dhe Reali i Madridit.