Kloop tregon pse nuk e transferoi Hummelsin në ekip

Kloop tregon pse nuk e transferoi Hummelsin në ekip

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop ka treguar pse nuk është munduar ta transferojë në ekip ish-mbrojtësin e Bayernit, Mats Hummels.

Kloop dhe Hummels kanë fituar tituj se bashku me Dormundin dhe ai ka thënë për të se është një lider i madh.

“Ai është qendërmbrojtësi më i mirë në Gjermani, jam i gëzuar që është rikthyer në Dortmund. Largimi i tij për mua është një gjë normale, pasi ai u largua në një klub në të cilin ka fituar dhe është rikthyer përsëri në klubin e tij origjinal”, deklaroi ai. 

I pyetur se pse nuk është munduar ta transferojë në ekip Hummelsin ai tha “Jo sepse ne kemi katër qendërmbrojtës të klasit botëror”.