Hermoso: Harrojeni kohën kur isha në akademinë e Realit

Hermoso: Harrojeni kohën kur isha në akademinë e Realit

Transferimi më i fundit i Atletico Madridit, Mario Hermoso ka kërkuar nga fansat e tij të rinj të harrojnë për kohën kur ka luajtur në akademinë e Real Madridit.

Ish-mbrojtësi i Espanyolit e kompletoi transferimin e tij në Atletico të enjten e kaluar.

Ai gjatë konferencës ka pasur shumë pyetje për kohën që ka luajtur në akademinë e Realit, mirëpo spanjolli arriti të ndërroj temën më një kohë të shpejtë.

“Një njeri nuk mund ta fshijë të kaluarën e tij, gjeja e vetme që mund të bëjë është të bëjë më të mirën në të ardhmen time. Duke fituar në fushë do të fitojë respektin e të gjithëve”, deklaroi ai.          

Pas transferimit të Diego Godinit në Inter, ai është mbrojtësi që do të luaj në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm.

“Nuk kam ndonjë presion, është sfidë e mirë, sfidë e rëndësishme. Dëshira ime është të bëjë më të mirën”, përfundoi spanjolli.