SHBA kritikon Iranin pas kapjes së naftëmbajtëses britanike

SHBA kritikon Iranin pas kapjes së naftëmbajtëses britanike

SHBA-ja kritikoi rritjen e dhunës nga ana e Iranit pasi Gardianët e Revolucionit Iranian njoftuan se kanë konfiskuar një naftëmbajtëse britanike në ngushticën e Hormuzit.

“Kjo është hera e dytë në pak më shumë se një javë që Britania e Madhe shënjestrohet nga dhuna e tepruar e regjimit iranian”, njoftoi në një komunikatë Garett Marquis, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump garantoi nga ana e tij se SHBA-ja ishte informuar për ngjarjet në zonën e Gjirit dhe se do të punojnë me Britaninë e Madhe për këtë çështje.