Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën i riu

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën i riu

Një person i moshës 27 vjeçare nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Breznicë ku i riu pas kontaktit me energjinë elektrike në një trafo elektrike ka ndërruar jetë.

I njëjti ishte raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik.

Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë.