Rama për ftesat nga Specialja: Sfidë e papërfunduar kombëtare

Rama për ftesat nga Specialja: Sfidë e papërfunduar kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për thirrjen nga Gjykata Speciale e Hagës të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili dha dje dorëheqje.

Përmes një postimi në 'Twiter', Rama thotë se këto ftesa nga Haga janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë duke bërë sikur jeton në botë tjetër dhe jo ne atë shqiptare.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë', shkruan Rama në Twitter.Rama Twitter

Autor: RTKlive