Haziri: Përlepnicën po e bëjmë fshat model me investimet në infrastrukturë

Haziri: Përlepnicën po e bëjmë fshat model me investimet në infrastrukturë

Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur përmes një postimi se fshatin e Përlepnicës po e bëjnë fshat model me investimet në infrastrukturë.

"Përlepnicën po e bëjmë fshat model me investimet në infrastrukturë. Rruga hyrëse po përfundohet sipas standardeve, ndërkaq do të vazhdojmë edhe me ndërtimin e rrugëve brenda fshatit, asaj që çon te penda, sikurse edhe rregullimin e shtratit të lumit. Me standardin e njejtë do të vazhdojmë me punë edhe në Cërnicë, Malishevë, Doberqan,Pogragjë, Zhegër, lagjet e Livoçit të Epërm Livocit te Pioshtem e fshatrat e lagjet tjeta ne Komune. Ju siguroj se dorëheqja e Qeverisë nuk i rrezikon projektet e buxhetuara. Ato do të vazhdojnë të realizohen dhe toleranca do të jetë zero për vonesa. Urime Përlepnicë!", ka shkruar Haziri.

Autor: RTKlive