Vazhdon edhe sot festivali i gastronomisë në Prishtinë

Vazhdon edhe sot festivali i gastronomisë në Prishtinë

Dje ka nisur edicioni i parë i Prishtina Gastronomy Festival, ndërsa do të vazhdoi edhe sot promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare, që do të frymëzojnë lëvizje dhe veprimin.

Sipas organizatorëve, ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve mbarëkombëtare shqiptare, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.

“Në zemër të këtij festivali është një mesazh 'Gjyshërit tanë treguan dashurinë e tyre për ne dhe për pjesën tjetër të familjeve tona përmes pjatave që shërbenin në tryezë. Le ta përhapim këtë dashuri nëpër botë!” Qëllimi i festivalit është të bëhet një takim vjetor për kuzhinierët, pronarët e restoranteve, bartenderët, historianët, antropologët, dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në lëmin e gastronomisë. Kjo ngjarje të jetë një pikënisje për bashkëpunimin dhe frymëzimin reciprok, ku do të eksplorojmë të kaluarën tonë dhe do të ndajmë entuziazmin me pjesën tjetër të botës”, thuhet në njoftim.

Festivali po mbahet në sheshin "Adem Jashari".