Edhe në Kopiliq rrugë të reja

Edhe në Kopiliq rrugë të reja

Ka filluar implementimi i projektit të ri rrugor në fshatin Kopiliq, i cili parasheh asfaltimin e dy segmenteve rrugore, përkatësisht rruga në lagjen “Havolli” dhe “ Pavarësia”.

Me këtë rast, fillimin e punimeve e kanë inspektuar nënkryetari i Komunës, z.Nuredin Lushtaku së bashku me drejtoreshën për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit znj.Sanije Ahmeti, inxhinierët dhe profesionistët e Komunës.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, ka deklaruar se është i kënaqur me vlerësimet pozitive të banorëve vendas.

“Nëpërmjet këtij projekti, që vije si rezultat i kërkesave të kahmotshme të banorëve të fshatit, e që Komuna jonë po u përgjigjet pozitivisht, do të asfaltohen rreth 3,500 metra rrugë lokale brenda lagjeve, përkatësisht rrugët “Havolli” dhe “Pavarësia”.

Jemi të kënaqur me vlerësimet pozitive të deklaraura nga vetë banorët e fshatit që ka dhënë kontribut të madh në luftë, por pa mundur deri tani t’i shijojë përfitimet e buxhetit komunal”, ka shkruar kryetari Jashari në facebook.

Edhe banorët e fshatit në fjalë e kanë mirëpritur nisjen e punimeve, duke e vlerësuar lart punën dhe angazhimin e kryetarit Jashari dhe Ekzekutivit, për këto projekte të rëndësishme për qytetarët e komunës sonë.


MË SHUME NGA Nacionale