Silva përfundon në Monaco

Silva përfundon në Monaco

Sulmuesi Andre Silva do të jetë lojtar i ri i skuadrës së Monacos.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur derisa ish-sulmuesi i Portos i ka kushtuar skuadrës franceze 25 milionë euro plus bonuset.

Milani kishte paguar 38 milionë euro për sulmuesin portugez, i cili dështoi të dëshmohet te AC Milani, transmeton ER.

Ai ishte huazuar edhe në Sevilla ku pati një start shumë të mirë, derisa tash do të luajë në Ligue 1.