De Gea pranon rinovimin me United, bëhet portieri më i paguar në botë

De Gea pranon rinovimin me United, bëhet portieri më i paguar në botë

Ishte me valixhet gati për t’u larguar nga Manchesteri, por një ofertë stratosferike e “djajve të kuq”, bëri që portieri spanjoll David De Gea të ndërrojë mendje dhe të pranojë rinovimin e kontratës.

Lajmi ne dhanë sot mediat britanike, sipas të cilave spanjolli ka rënë dakord të firmosë për 6 sezonet e ardhshme, pra deri në qershor të 2025-ës, me një pagë prej rreth 21 milionë eurosh në sezon, ose 130 milionë euro në total.

Kjo shifër e bën De Gean automatikisht portierin më të paguar në botë dhe njëkohësisht edhe futbollistin e dytë më të paguar te Manchester United, pas sulmuesit kilen Alexis Sanchez.

Sipas mediave britanike, palët kanë rënë parimisht dakord dhe pas kthimit të skuadrës nga Azia, ku po merr pjesë në International Champions Cup, De Gea pritet të kalojë në zyrat e klubit për të firmosur kontratën e re.