“Është fat i madh të jesh lojtar i Romës”

“Është fat i madh të jesh lojtar i Romës”

Amadu Diavarra u transferua nga Napoli tek Roma, ku ai shfaqet mjaft i lumtur për këtë transferim.

Në një intervistë ai është shprehur: “Për mua të jesh një lojtar i Romës, do të thotë të jesh një njeri me shumë fat. Unë hoqa dorë nga pushimet e mia, për të ardhur në stërvitje, ku mezi po pres për të takuar trajnerin dhe shokët e rinj. Kam folur me trajnerin në telefon, është një nder të jesh nën urdhrat e tij. Dy vite më parë luanim kundër Shakhtarit dhe ishin shumë të fortë, shpresoj që të jemi edhe tek Roma të tillë. Idhulli im është Jaja Ture, ai më frymëzon dhe unë duhet të punoj shumë për të arritur në nivelin e tij. Unë iu premtoj të gjithëve se do të jap 100% në stërvitje, dhe do të ndihmoj ekipin në fushën e lojës.”, u shpreh 22- vjeçari.

Diavarra ka filluar stërvitjen me verdhekuqtë, edhe pse ka vetëm pak ditë që u largua me kombëtaren e Guinesë nga Kupa e Afrikë.

Mesa duket lojtari ka dëshirë të madhe për të luajtur tek Roma, dhe pritet të ketë një ndikim të madh në sezonin e ri.