“Sancho është njëri ndër talentët më të mëdhenj në Evropë”

“Sancho është njëri ndër talentët më të mëdhenj në Evropë”

Jurgen Klopp ka thënë se Jadon Sancho është njëri ndër talentët më të mëdhenj në botën e futbollit.

Sulmuesi i talentuar shkëlqeu në fitoren 3-2 të Borussia Dortmundit ndaj Liverpoolit, e që trajnerin gjerman kishte vetëm lëvdata për anglezin.

I pari i The Reds, që ishte trajner i skuadrës gjermane, ka deklaruar se 19-vjeçari mund të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë në vitet e ardhshme.

“Shpejtësia dhe kontrolli që ka mbi trupin e tij, e bën atë si një lojtar unik dhe të rrezikshëm për kundërshtarët”, ka thënë Klopp pas humbjes nga ish-skuadra e tij.

“Të jesh i mirë në hapësira të mëdha dhe ato të vogla, të bën një lojtar shumë interesant dhe të kërkueshëm nga të gjithë – kështu është Jadon”.

“Në vitet e ardhshme ai mund të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Është kënaqësi ta shikosh atë duke luajtur”, ka shtuar më tej gjermani, transmeton telegrafi.

Jadon Sancho është bërë cak i shumë skuadrave në këtë afat kalimtar, mirëpo Dortmundi po refuzon ta shesë në këtë verë edhe pse i ka caktuar një vlerë prej 100 milionë eurosh.