Fitore "pa nisur" dueli, Walt Harris gati për rekord

Fitore "pa nisur" dueli, Walt Harris gati për rekord

Jemi mësuar shpesh që të shikojmë fitore prej më të shpejtave.

Por duket se kjo e arritur nga Walt "The Big Ticket" Harris është për rekord. Vetëm 12 sekonda i kanë mjaftuar luftëtarit të UFC që të hedh në "knock-out" kundërshtarin e tij në oktagon, Aleksei Oleinik.

Teksa u rikthyer në ring pas një pezillimi të USADA, pasi rezultoi pozitiv në doping, Harris ishte i frymëzuar për të mposhtur Oleinik, transmeton oranews.

Vetëm dy goditje, një kërcim dhe shkelm në fytyrën e kundërshtarit dhe ia ... fitore mëse e merituar.