Balotelli pendohet vetëm për një gjë

Balotelli pendohet vetëm për një gjë

Sulmuesi italian, Mario Balotelli është penduar vetëm për një gjë, raportojnë mediet italiane, transmeton RTKLive.

Ish-lojtari i disa skuadrave të mëdha evropiane, përfshirë Interin, AC Milan e Manchester Cityn, për mediet italiane, ka thënë se është penduar që ka hedhur në tokën fanellën e skuadrës së Interit.

Balotelli i njohur me nofkën “Rebeli” jo pak herë është gjetur në situata të vështirë, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.

“Në jetë nuk do të beja vetëm një gjë. Nuk duhet ta hidhja në tokë fanellën e Interit”, ka thënë Balotelli.

Autor: RTKlive