Koci: Intervistimi nga Specialja në dhomë hoteli, joserioz

Koci: Intervistimi nga Specialja në dhomë hoteli, joserioz

Arianit Koci, i cili është avokat i disa të ftuarve nga Gjykata Speciale, ka thënë se ka pranuar një konfirmim se njëri nga klientët e tij, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndrojë.

Koci thotë se marrja në pyetje në hotel konsiderohet si joserioze, pasi trajtimi është i  pa-dinjitetshëm.

“E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndroj. Me kohën që e kanë pasur, buxhetin, dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, po e len përshtypjen e joseriozitetit. Po ashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të pa dinjitetshme”, ka shkruar Koci në Facebook.

Autor: RTKlive