Molliqaj: Kurti po i vardiset Thaçit për pushtet

Molliqaj: Kurti po i vardiset Thaçit për pushtet

Dardan Molliqaj i PSD-së ka reaguar ndaj deklarateve të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili sot e quajti PSD-në "partiçkë të PAN-it".

Molliqaj  përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka bërë atë që t’i drejtohet Thaçit me respekt e autoritet, madje edhe duke iu vardisur atij për pushtet.

Ky është postimi i Molliqajt:

Inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial.

Por bash karakteri i tillë inatçor do ta lë të vetmuar e për toke. Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet.

Shumë mirë qe po afrohen zgjedhjet dhe do ta shohim aty fuqinë e secilit. PSD do të jetë befasia e këtij procesi 

 (e për parashikuesit e izoluar, dëshpërimi i jetës).

Autor: RTKlive