Aliu viziton punimet e projektit "Bashkimi i Qytetit"

Aliu viziton punimet e projektit "Bashkimi i Qytetit"

Kryevepra infrastrukturore "Bashkimi i Qytetit", të cilën qytetarët mezi presin ta shfrytëzojnë, tashmë ka formësuar gati 70% të trupit të tij, për t`i dhënë lamtumirën e fundit kaosit urban në zemër të qytetit.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka vizituar punimet që po kryhen në projektin “Bashkimi i qytetit” .

Ndryshe, projekti, i cili kap koston 6 milionë euro, do t’i japë fund problemit të ndarjes së qytetit të Ferizajt.