​PriFest mbyll edicionin e 11-të

​PriFest mbyll edicionin e 11-të

Me mbi 70 filma, shumë aktivitete, punëtori e programe të ndryshme, Prishtina International Film Festival ka mbyllur sonte edicionin e 11-të.

Në ceremoninë përmbyllëse të këtij festivali do të ndahen edhe çmimet e filmave fitues të programeve garuese. 

Për drejtoreshën Vjosa Berisha, ky festival këtë vit ka shënuar një sukses të madh, duke i bërë ata më kreativ dhe inovativ. 

Ndërsa për mysafiren Esela Pysqyli, e cila merr pjesë për herë të parë në këtë festival, pjesëmarrja këtu ishte një kënaqësi e madhe. 

Sa i përket çmimeve që do të ndahen, drejtoresha Berisha tha se ka një konkurrencë shumë të madhe.