Anibar përmbyll me sukses edicionin e dhjetë, këta janë fituesit

Anibar përmbyll me sukses edicionin e dhjetë, këta janë fituesit

Pas gjashtë ditë të shfaqjes së 300 filmave të animuar, sonte në Pejë ka përfunduar edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar – Anibar.

Anibar, po ashtu shfaqi filmat që ishin në garë për filmin të mirë të animuar të metrazhit të gjatë, ndërkombëtarë, nga Ballkani, filmin më të mirë të animuar me muzikë, dhe filmin më të mirë të animuar nga studentët.

Në kategorinë e filmit më të mirë të animuar ndërkombëtarë fitues është filmi “And then the bear” nga Agnès Patron, ndërsa falënderim special shkon për filmin “I’m going out for cigarettes”, nga Osman CERFON dhe “Egg”, nga Martina Scarpelli.

Garën për kategorinë e studentëve e fitoi filmi: “Applesauce” nga Alexander Gratzer, ndërsa falënderime speciale shkojnë për “Hide N Seek” nga Barbora Halířová.

Nga kategoria e Filmit më të mirë të metrazhit të gjatë fitoi filmi ”The Tower” nga Mats Grorud, derisa nga gara për filmin më të mirë të Ballkanit u shpall filmi “Imbued Life” nga Thomas Johnson and Ivana Bosnjak, teksa falënderime speciale shkojnë për “N'korniz” nga Gezim Ramizi. 

Filmi muzikor i animuar më i mirë u shpall “SIAMÉS - MR. FEAR”, nga Pablo Rafael Roldán, Ezequiel Torres. Çmimi i Publikut iu dha “Toomas Beneath the Valley of the Wild Wolves” nga Chintis Lundgren.