VIDEO - Bunjaku: Platforma online “libra me zë”, platformë për të gjithë

VIDEO - Bunjaku: Platforma online “libra me zë”, platformë për të gjithë

“Platforma online për regjistrim të librave “libra me zë” është realizuar nga një grup vullnetarësh, të cilët do të lexojnë dhe incizojnë librat të cilat do të plasohen në uebfaqe.

Ky projekt përkrahet nga Instituti Demokraci për Zhvillim dhe është mbështetë financiarisht nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Egzon Bunjaku, ideator i iniciativës platforme online “libra me zë”, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, tha se kjo platformë do të shërbejë në motivimin e personave të verbër për të mësuar dhe studiuar, por edhe fëmijëve.

Ai thotë se rreth kësaj platforme janë të angazhuar mbi 100 aktivistë të cilët kontribuojnë në forma të ndryshme si në mbledhjen e fondeve, në leximin e librave, në angazhimin për marrjen e autorizimeve për leximin e librave dhe shume forma të tjera.

Bunjaku, fton të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë platformë t'i bashkëngjiten kësajë iniciative.

Sipas tij Uebfaqja, www.librameze.com, do të jetë një bibliotekë online e cila vazhdimisht do të pasurohet me libra, duke na ofruar të gjithëve mundësi që të kontribuojmë.

Për më shumë shiko videon në vazhdim: