VIDEO- Murtezaj: ATK shënoi rritje të të hyrave prej 9 për qind

VIDEO- Murtezaj: ATK shënoi rritje të të hyrave prej 9 për qind

Administrata Tatimore e Kosovës në 6 mujorin e parë të vitit 2019 ka shënuar rritje të të hyrave dhe rritje të aktiviteteve të konfiskimit të pasurisë.

Kështu tha drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Ai bëri të ditur se realizimi  i të hyrave nga ATK për periudhën Janar-Qershor 2019 ka qenë 239.5 milionë euro, 19.6 milionë euro më tepër se në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2018 ose 8.9%.

Në 6 mujorin e parë ATK-ja, tha ai, ka zhvilluar 155 raste të procesit të konfiskimeve ku nga këto aktivitete janë mbledhur 2.7 milionë euro.

 “Për ATK-në pjesa e parë e këtij viti ishte periudhë me sfida, gjatë kësaj kohe janë zhvilluar një sërë akivitetesh. Për këtë periudhe kemi zhvilluar 155 aktivitete të procesit të konfiskimit të pasurisë, kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e ATK-së”, tha ai.

Drejtori i ATK-së poashtu tregoi edhe për aktivitetet ndaj bizneseve që ju kanë shmangur tatimin, si dhe tregoi se ka pasur edhe hyrje të të hyrave në krahasim me vitet e tjera.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: