“Lady Gaga po jeton në shtëpinë e Bradley Cooper”

“Lady Gaga po jeton në shtëpinë e Bradley Cooper”

Detaje të reja dalin për lidhjen e mundshme mes aktorit Bradley Cooper me këngëtaren Lady Gaga. Miq të çiftit përveçse konfirmojnë lidhjen e tyre bëjnë me dije se ata ka hedhur dhe një hap tjetër të rëndësishëm siç është bashkëjetesa.

Siç raporton dhe gazeta amerikane “Touch”, Lady Gaga tashëm është transferuar në shtëpinë e aktorit.

Bradley Cooper vetëm një muaj më parë u nda nga modelja ruse Irina Shayk me të cilën ka dhe një vajzë dhe shkak për këtë besohet se ka qenë pikërisht lidhja që ai krijoi me Lady Gaga.

Romanca mes çiftit dyshohet të ketë shpërthyer gjatë xhirimeve të filmit “A star is born”.