United nuk do që Bale të përfshihet në marrëveshjen për Pogba

United nuk do që Bale të përfshihet në marrëveshjen për Pogba

Manchester United nuk është i interesuar të ndihmojë Bale që të përfundojë makthin e tij te Reali.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane nuk ia dha mundësinë uellsianit për të luajtur të shtunën kundër Bayernit sepse ai është shumë afër largimit.

Zidane kërkon që francezi Paul Pogba të transferohet këtë verë në “Santiago Bernabeu”.

“Djajtë e kuq”, kanë kërkuar nga “Los Blancos”, që të mos e përfshijnë Bale në marrëveshje për Pogbanë.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer kërkon nga klubi që të këtë lojtarë të rinj në mënyrë që ata të luajnë edhe për shumë vite të tjera, prandaj kërkon që uellsiani të mos përfshihet në marrëveshje.

United do ta shesë Pogbanë vetëm nëse paguhet çmimi prej 170 milionë euro.