Edhe senatori Bob Dole do të bëhet me bust në Kosovë

Edhe senatori Bob Dole do të bëhet me bust në Kosovë

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, sot merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për senatorin Bob Dole.

Aktiviteti mbahet sot në rrugën me emrin e senatorit që gjendet në lagjen “Dardania” në Prishtinë në ora 14.00.

Robert Joseph “Bob” Dole, ishte kandidat republikan për president në zgjedhjet e vitit 1996 dhe i nominuar si zëvendëspresidentit në zgjedhjet presidenciale të vitit 1976.