Eriksen drejt Madridit

Eriksen drejt Madridit

Tottenhami është duke kërkuar një blerës për yllin e skuadrës, Christian Eriksen.

Mediat angleze thonë se presidenti i klubit, Daniel Levy ia ka ofruar danezin gjigantit spanjoll, Atletico Madrid.

Tottenhami nga Atletico kërkon 60-70 milionë euro.

Danezi ka vetëm një vit në kontratë dhe pastaj mund të behët lojtar i lirë, prandaj Tottenhami po kërkon që ta shesë këtë verë për të fituar disa para nga ai.

Erikseni ka udhëtuar me Tottenhamin në Singapore për të luajtur në “International Champions Cup”, edhe pse ai është duke u stërvitur i vetëm pasi këtë gjë e ka kërkuar trajneri i tij, Mauricio Pochettino.