41 aksidente brenda 24 orëve

41 aksidente brenda 24 orëve

Vetëm gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në tërë vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente trafiku.

Sipas Policisë, nga 41 aksidente, 17 kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 24 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 84 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.