Ancelotti: Me pëlqen James, jemi në bisedime

Ancelotti: Me pëlqen James, jemi në bisedime

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti beson që mund ta transferojë në ekip mesfushorin e Realit, James Rodriguez.

Ancelotti kërkon nga ekipi që ky transferim të mbyllet sa më shpejtë.

“Jemi duke biseduar me James, me pëlqen ai lojtar. Besoj që ai është një lojtar i madh i cili mund të forcojë ekipin tonë. Ai nuk ka nevojë ta dëshmojë veten, është një sulmues i shkëlqyer. Por ai nuk është i vetmi me të cilin jemi duke biseduar. Jemi duke munduar të transferojmë disa te tjerë”, deklaroi ai.