Gnagnon kërkon falje për ndërhyrjen horror ndaj yllit të Liverpoolit

Gnagnon kërkon falje për ndërhyrjen horror ndaj yllit të Liverpoolit

Joris Gnagnon i Sevillës i ka kërkuar falje publikisht yllit të Liverpoolit, Yasser Larouci, për ndërhyrjen horror ndaj tij në një ndeshje miqësore të dielën në SHBA.

18-vjeçari u bart me barrelë jashtë fushës rreth një çerek lojë para fundit në humbjen e Liverpoolit 2:1 ndaj Sevillës, ndërsa trajneri Jorgen Klopp tha se adoleshenti ishte me fat që nuk pësoi dëmtim më të rëndë, transmeton Express. Gnagnon u përjashtua direkt me karton të kuq për ndërhyrjen e tmerrshme ndaj Laroucit.

Pas ndeshjes, Gnagnon zgjodhi rrjetet sociale për të kërkuar falje publike për ndërhyrjen e ashpër.

“Dua t’iu kërkoj falje publikisht klubit të Liverpoolit, familjes së lojtarit dhe përkrahësve të tyre. Ky akt urrejtës nga ana ime, për çfarëdo arsye, nuk duhet të shihet në fushën e futbollit. Lutem për lojtarin dhe familjen e tij”, shkroi Gnagnon në Twitter.