Xavi zhgënjen në debutimin e tij si trajner

Xavi zhgënjen në debutimin e tij si trajner

Xavi Hernandez debutoi si trajner me Al-Sadd, duke barazuar 1-1 me skuadrën e nivelit të tretë spanjoll Palamos.

Ndeshja tregoi se, ndonëse është ende herët, Xavi ka shumë punë për të bërë.

Një numër i përgjithshëm prej 1,400 tifozëve ishin të pranishëm në Palamos, ku shumë prej tyre erdhën të ndiqnin legjenden.

Tipike e ndeshjeve para-sezonale, pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse Palamos kishte një gol të anuluar nga VAR-i.

Katalanasit shkuan në avantazh me një penallti por rezultati u barazua shtatë minuta më vonë përmes Nam Tae-Hee.

Ndërkohë, ish-mesfushori spanjoll do duhet ta harroj sa më shpejt këtë ndeshje dhe të fokusohet në progresin e skuadrës kur do të startojë sezoni i ri.