Koncert i kuartetit “Terem” nga Sankt Petersburgu në “Verën e Ohrit”

Koncert i kuartetit “Terem” nga Sankt Petersburgu në “Verën e Ohrit”

Dita e 11-të e edicionit të sivjetmë të “Verës së Ohrit” është e rezervuar për koncertin e kuartetit rus “Terem” nga Sankt Petersburgu, në përbërje të Andrej Konstantinov-sopran dombra, Andrej Smirnov-bajan/ hamronikë, Aleksej Barsçev -alt dombra dhe Vladimir Kudrjavçev në kontrabas.

Kuarteti “Terem” është një fenomen i llojit të vet, ansambël unikal i cili muzikën folklorike ruse e ngritë në lartësi të panjohura. Virtuoziteti i jashtëzakonshëm, përgatitja e paparë teknike, stili i padiskutueshëm i interpretimit dhe aranzhmanet origjinale e bëjnë këtë kuartet unikal të këtij lloji në Rusi. Secili anëtar i kuartetit njëkohësisht është kompozitor, aranzhues, improvizues, por muzikën të cilën e luajnë del nga kreativiteti i tyre i përbashkët. Repertoari i ansamblit përbëhet prej mbi 500 kompozimeve, transkripteve origjinale, fantazive paradoskale të inspiruara nga tema popullore nga muzika klasike dhe bashkëkohore, si dhe folklori, xhazi dhe muzika filmike. Kreativitetin e nxjerrin nga arti rus dhe nga traditat e vjetra, për ç’shkak shpesh herë e prezantojnë Rusinë në manifestime të ndryshme dhe para liderëve botërorë.

Koncerti është në terminin e rregullt të festivalit prej orës 21:00 në skenën e katedrales “Shën Sofia”. (koha.mk)