Parlamenti grek sonte do të votojë për besimin e qeverisë të Micotakisit

Parlamenti grek sonte do të votojë për besimin e qeverisë të Micotakisit

Parlamenti i Greqisë sonte do të votojë për besimin e Qeverisë së re, pasi paraprakisht debatin me fjalim do ta përfundojë kryeministri grek Kiriakos Micotakis.

Shkurt para orës 10 filloi dita e tretë dhe e fundit e debatit, ndërsa fjalime pritet të mbajnë edhe deputetët prej të gjitha partive, si dhe ministra dhe zëvendësministra në qeveri, mes të cilëve edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Debati është paralajmëruar të përfundojë rreth mesnatës, nëse folësit i përmbahen rreptësisht kohës së fjalimit mund të përfundojë edhe më herët.

Debati ka filluar të premten pasdite me fjalimin e Kiriakos Micotakis, ndërsa pas tij vijuan kryetarët e partive. Në dy ditët e fundit, ministrat, zëvendësministrat dhe deputetët e partisë në pushtet i prezantuan prioritetet dhe qëllimet strategjike të qeverisë së re.