Britania zhvillon alternativë për plastikën me fond prej 209 milionë paundë

Britania zhvillon alternativë për plastikën me fond prej 209 milionë paundë

Qeveria shpreson të zvogëlojë ndikimin e karbonit duke përdorur bimë në vend të vajrave për të prodhuar plastikën.

Qeveria britanike ka njoftuar se bizneset në Britaninë e Madhe pritet që bashkërisht të investojnë deri në 149 milionë paundë, krahas 60 milionë paundëve investime qeveritare, për të ndihmuar në luftën globale kundër plastikës për një përdorim.

Përderisa qeveria shpreson që të zvogëlojë ndikimin e karbonit duke përdorur bimë në vend të vajrave për të prodhuar plastikën dhe paketimet, fondet do të dedikohen për të kërkuar alternativa që mund të prodhohen nga bimët, copëzat e drurit dhe mbetjet e ushqimit.

Në mënyrë shtesë, fondet do t'u mundësojnë prodhuesve të gjejnë mënyra për të shkurtuar humbjet në zinxhirin furnizues, të zhvillojnë biznese të reja dhe të krijojnë materiale recikluese të reja dhe të qëndrueshme.

Të dhënat qeveritare thonë se rreth 80 milionë tonë paketim i plastikës prodhohet në vit dhe nëse mbeten të pakontrolluara pritet që të trefishohen deri në vitin 2050.

"Gara është në zhvillimin e zgjidhjeve të reja efektive dhe praktike për t'i dhënë fund kërcënimit të plastikës për një përdorim, duke ndihmuar në mbrojtjen e planetit për gjeneratat e ardhshme", tha sekretari i biznesit, Greg Clark.