Katari bën thirrje për përmbajtje nga tensionet në Ngushticën e Hormuzit

Katari bën thirrje për përmbajtje nga tensionet në Ngushticën e Hormuzit

Administrata e Dohas "e shqetësuar" në lidhje me zhvillimet e fundit në rrugën strategjike detare.

Katari të dielën u ka bërë thirrje për përmbajtje të gjitha palëve pas zhvillimeve të fundit në Ngushticën e Hormuzit.

"Shteti i Katarit thekson nevojën për të ndalur urgjentisht këto ngjarje dhe duke shprehur shqetësim, u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të punojnë drejt një daljeje paqësore", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit.

Të premten, Irani konfiskoi tankerin britanik Stena Impero në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike detare, një veprim që vjen pas konfiskimit të një tankeri iranian nga britanikët në Gjibraltar, një territor britanik i shtrirë në jug të Spanjës.

Autoritetet iraniane thanë se anija britanike 30.0000 tonëshe u dërgua në Iran për procedura ligjore.

Në lidhje me konfiskimin e tankerit iranian, Londra tha se po dyshonte se po kontrabandonte naftë në Siri, duke shkelur sanksionet e BE-së ndaj regjimit të Bashar al-Assad-it.

Irani kërkoi lirimin e stafit dhe anijes së saj, duke akuzuar Marinën Mbretërore Britanike për pirateri dhe duke iu kërcënuar Londrës me masa reciproke, retorikë e cila po ngrit tensionet mes dy shteteve në rajonin i cili veçse është kapluar nga luftërat dhe me retorikë të ashpër me perëndimin.

- Kuvajti bën thirrje që të përshpejtohen përpjekjet diplomatike

Kuvajti të dielën po ashtu ka shprehur "shqetësim të thellë" në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve KUNA, Kuvajti i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar "për të përshpejtuar përpjekjet diplomatike" për të zbutur tensionet.

Raporti, i cili citon zyrtar anonim të Ministrisë së Jashtme, gjithashtu thekson nevojën për përmbajtje dhe respekt të ligjit ndërkombëtar detar.

Në mënyrë shtesë, Adel Al-Jubeir, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndërmarrë aksione kundër Iranit pas konfiskimit të anijes britanike.

"Çdo sulm ndaj lirisë së lundrimit është shkelje e ligjit ndërkombëtar", shkroi të dielën Al-Jubeir në rrjetet sociale.

Ai tha se konfiskimi i anijes britanike nga Irani është "krejtësisht i papranueshëm"./aa/