Mata: Miqësoret të rëndësishme, por duhet të jemi gati për ndeshjen e parë

Mata: Miqësoret të rëndësishme, por duhet të jemi gati për ndeshjen e parë

Juan Mata kërkon që ekipi i tij, Manchester United të jetë i fokusuar për miqësoret që do të zhvillohen kundër Tottenhamit dhe Milanit.

Djajtë e kuq” fituan miqësoren e fundit kundër Interit me rezultat 1-0.

Spanjolli kërkon që ekipi i tij të vazhdojë me fitoret.

“Ndeshja me Tottenhamin do të jetë e vështirë, ashtu edhe Milani. Kemi disa ndeshje të vështira, mirëpo me e rëndësishmja duhet të jemi të gatshëm për ndeshjen e parë sezonale kundër Chelseas, duhet të jemi të gatshëm për të fituar”, deklaroi ai.