Lluka: Digjitalizimi në Ujësjellësin Prishtina do të filloj së shpejti

Lluka: Digjitalizimi në Ujësjellësin Prishtina do të filloj së shpejti

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka takohet me Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit të Prishtinës, Ilir Abdullahu me të cilin diskutuan që pagesat e faturave të ujit të bëhen përmes aplikacionit në telefon digjitalizimi i rrjetit për qasje online, identifikimi i humbjeve të ujit në mënyrë digjitale dhe investimi për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë.

“Këtë mëngjes prita në zyre Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit të Prishtinës, Ilir Abdullahu, me të cilin diskutuam për projektet e radhës në ujësjellës, që kryesisht kanë të bëjnë me digjitalizim, siç janë: pagesa përmes aplikacionit në telefon të faturave të ujit, digjitalizimi i rrjetit për qasje online (open data), identifikimi i humbjeve të ujit në mënyrë digjitale dhe investimi për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë që do të filloj se shpejti” ka shkruar Lluka nw rrjetin e tij social Facebook.