Zjarr i madh në Strugë, përfshihen nga flakët 33 varka

Zjarr i madh në Strugë, përfshihen nga flakët 33 varka

Zjarr i madh mbrëmë ka shpërthyer në qendër të Strugës, është djegur parkingu i klubit “Snegar” nga Struga.

Është shkaktuar dëm i madh material, mirëpo për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Njësitë zjarrfikëse kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, mirëpo për fat të keq, të djegura kanë përfunduar 33 varka me vela, dhe 4 varka me motor si dhe komplet dokumentacioni, 60 vjet i vjetër i klubit.