Somali, 10 të vdekur nga shpërthimi i një autobombe

Somali, 10 të vdekur nga shpërthimi i një autobombe

"Isha në dyqanin tim, afër pikës së kontrollit, pashë një parking të makinave afër pikës së kontrollit dhe pastaj pak minuta më pas shpërtheu. Pashë njerëz të vdekur të shtrirë në tokë", tha Hassan.

Së paku 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën, si pasojë e një autobombe që shpërtheu në një pikë kontrolli sigurie në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë.

"Shpërthimi ndodhi në zonën KM4 në Mogadishu", njoftoi Goobjoog News, një radio lokale dhe stacion televiziv.

Shefi i Shërbimit të Ambulancës, Aamin Abdukadir Aden, duke folur për AA konfirmoi sulmin,por nuk konfirmoi numrin e viktimave të shkaktuara nga shpërthimi i autobombës.

Ahmed Ali Hassan, një dëshmitar okular, tha se makina goditi kontrollin e sigurisë në rrugën që shpie në aeroportin ndërkombëtar Adan Adde në Mogadishu.

"Isha në dyqanin tim, afër pikës së kontrollit, pashë një parking të makinave afër pikës së kontrollit dhe pastaj pak minuta më pas shpërtheu. Pashë njerëz të vdekur të shtrirë në tokë", tha Hassan.

Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.