MPMS-ja, apel pensionistëve: Mos bini pre e lajmeve të rreme

MPMS-ja, apel pensionistëve: Mos bini pre e lajmeve të rreme

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një njoftim: “Lajmërohen të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës që përfundimisht janë në listat e Qeverisë së Republikës së Kosovës më 31.12. 1998, që sipas vendimit të Strasburgut duhet të paguhen nga ana e Republikës së Serbisë, prej kur ju është ndërprerë pensioni e derisa ti marrin ato në tërësi, qoftë krejt përnjëherë apo me rata. Adresa e paraqitjes është në hotel Grand Prishtinë kati i III, nr. 306”, thuhet në këtë njoftim që mban nënshkrim

Në lidhje me këtë ka reaguar Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Mimoza Kqiku, këshilltare për informim e MPMS-së ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Departamenti i Pensioneve nuk korrespondon fare me një veprim të tillë dhe njëkohësisht konstaton se është një informatë e cila nuk përkon me realizimin e pensioneve në këtë formë.

“Ju bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe personave të apostrofuar në këtë adresë, që të kenë kujdes për veprimet që do t’i bëjnë në bazë të ftesës së atyre personave. Njëkohësisht, MPMS – Departamenti i Pensioneve, është në vazhdimësi i angazhuar që realizimi i të drejtës për pensione për ish pensionistët e viteve të ‘90-‘98, të bëhet përmes bazës ligjore dhe përkrahjes institucionale. Për çdo eventualitet Departamenti i Pensioneve është në nivel të detyrave dhe përgjegjësive”, ka thënë Kqiku.