Gjermani, evakuohet xhamia pas lajmërimit për bombë

Gjermani, evakuohet xhamia pas lajmërimit për bombë

Në xhaminë qendrore të Unionit Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB), në ora 10:20 është lajmëruar për bombë, për shkak të cilës janë ndërmarrë masa të larta të sigurisë.

Për shkak të alarmit për bombë, është evakuuar një xhami në Duisburg të Gjermanisë.

Në postën elektronike, në nënshkrimin e së cilës shkruan Combat 18, theksohet se bomba e vendosur në hyrjen kryesore të xhamisë do të shpërthejë në ora 15:45.

Për këtë lajmërim janë lajmëruar pjesëtarët e forcave të sigurisë, të cilët evakuuan xhaminë dhe filluan kontrollin.

Gjatë dy javëve të fundit nëpër xhamitë e Gjermanisë pesë herë është dërguar lajmërim për bombë./aa/