Më shumë se 300 të vdekur nga përmbytjet në Indi, Nepal dhe Bangladesh

Më shumë se 300 të vdekur nga përmbytjet në Indi, Nepal dhe Bangladesh

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në pjesë të Indisë, Nepalit dhe Bangladeshit u rritën në më shumë se 300 të hënën edhe pse shirat e dendur po fillojnë të ndalen dhe nivelet e ujit të ulen në disa nga zonat më të prekura.

Shirat e rënda dhe lumenjtë që kanë dalë nga shtrati përmbysën një pjesë të madhe të Indisë lindore.

Një javë më parë zyrtarët thanë se 102 njerëz kanë vdekur në shtetin e Bihar.

Shirat me rrebesh në Bangladesh vranë më shumë se 47 njerëz në dy javët e fundit dhe të paktën 120 janë zhdukur dhe kanë frikë së mund të kenë vdekur pas përmbytjeve të rënda dhe rrëshqitjeve të dheut kryesisht në vendet malore në Nepal, thanë autoritetet nga të dy vendet.

Disa pjesë të Pakistanit gjithashtu janë përmbytur.