
09:34 / 23.07.2019
Adrianne Palicki ndahet nga burri dy muaj pas martesës
Adrianne Palicki dhe Scott Grimes, janë ndarë pas vetëm dy muaj martesë, raporton TMZ.
Ish-çifti u fejua në janar ndërkaq u martua në maj.
Adrianne ishte ajo që parashtroi kërkesë për divorc, sipas mediave. Kjo ndarje shënon divorcin e parë të saj ndërkaq të tretin për Scott.
Ata nuk kanë fëmijë dhe nuk dihet ende shkaku që çoi deri tek ndarja.